MENU
klinika

Vetëm 1/3 e mjekëve të Urgjencës janë vaksinuar

Mjeku Alimehmeti: Ata që e kanë kaluar COVID, të marrin vetëm një dozë

24.02.2021 - 09:41

Prej së dielës, krahas mjekëve dhe infermierëve janë duke marrë dozën e parë të vaksinës edhe të moshuarit mbi 80 vjeç. “Prioriteti ynë sipas planit të vaksinimit janë edhe të moshuarit mbi 80 vjeç me fasha të ndara sipas grupmoshës, por edhe sipas sëmundshmërisë. Ndaj, ashtu sikurse kemi filluar për vaksinimin e 80-vjeçarëve të dielën, ashtu do të vijojmë për të vaksinuar sipas të gjithë atyre indikacioneve që mjeku i familjes jep. Dhe do të jetë pikërisht mjeku i familjes, i cili do të lajmërojë të gjithë të moshuarit mbi 80 vjeç, sipas fashave dhe udhëzuesve të Institutit të Shëndetit Publik”, tha ministrja Manastirliu dje nga stadium “Arena”.

Dje janë kryer 1242 vaksinime anti-Covid, ndërkohë nga 11 janari, kur nisi ky proces deri më tani, janë kryer vetëm 7970 doza. Me këtë ritëm do të duheshin vite për të arritur tek imuniteti i pretenduar i tufës. Edhe pse u tha që mjekët të cilët janë në vijën e parë përfshirë këtu mjekët e urgjencës do të vaksinoheshin të parët, të dhënat tregojnë se vetëm një pjesë prej tyre kanë injektuar dozën e parë.

“Nga personeli i përbërë nga 26 mjekë, 36 infermierë dhe 18 shoferë. Total 80. Nga këta kanë bërë vaksinën sot 12 mjekë, 13 infermierë dhe 10 shoferë. Në total 35 persona.Pjesa tjetër e personelit ose është e sëmurë duke kaluar sëmundjen në forma të ndryshme, ose e ka kaluar para pak kohësh dhe nuk mund ta bëjnë vaksinën”, u bë me dije nga Urgjenca Kombëtare. Ç’ka do të thotë se deri më tani vetëm 1/3 e tyre është vaksinuar. Dje, në prani të kamerave është vaksinuar edhe drejtori i Urgjencës, Skënder Brataj. Brataj e ka kaluar koronavirusin para disa muajsh, por sërish ka preferuar ta marrë vaksinën. Në fakt, vaksinimi i personave të imunizuar ka hapur diskutimin nëse duhet ta kryejnë vaksinën apo t’i krijojnë mundësinë një tjetri për ta marrë atë.

Duke iu referuar një studimi të bërë nga kërkuesit e Fakultetit të Mjekësisë në MountSinai, New York(SHBA)mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti shkruan se “ata që e kanë kaluar sëmundjen, me një dozë të vetme vaksine arrijnë një nivel antitrupash 10-fish më të lartë sesa personat që nuk e kanë kaluar sëmundjen dhe që i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës”. Pra, autorët matën përgjigjen e antitrupave te këta individë, si edhe studiuan efektet anësore ndër ta. “Marrja e dozës së dytë e ngre nivelin e antitrupave në 16-fish në krahasim me ata që nuk e kanë kaluar. Autorët dalin në përfundimin se: Ndryshimi i politikës së vaksinës që t’u jepet vetëm një dozë vaksine personave që e kanë kaluar sëmundjen: nuk do të ndikonte negativisht në titrat e antitrupave, do t’u kursente atyre vuajtje të panevojshme dhe do të vinte në dispozicion shumë doza vaksinash që nevojiten me urgjencë për të tjerë”, shkruan doktori.

Kërkoi leje për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës

Gjykata e Lartë merr vendimin për Fredi Belerin

Arrestohet disa orë pas daljes nga burgu “Buzëderri”!

Sokol Simonati përfitoi nga amnistia, por…

"Të rikthehen koalicionet dhe lista të hapura"

Bylykbashi prezanton qëndrimin për reformën zgjedhore