MENU
klinika

Një mesazh i fshehur pas pamjes së frikshme

Na shokoi me Botox-in, The Weeknd shpjegohet më në fund

05.02.2021 - 10:09

The Weeknd ka qenë në qendër të vëmendjes muajt e fundit për shkak të disa ndryshimeve në fytyrën e tij, që i kanë habitur jo pak fansat. Artisti u shfaq në spektaklin “American Music Awards” i mbuluar në fytyrë me fasha.

Më në fund tashmë e kemi një shpjegim pse The Weeknd vendosi të dilte në këtë mënyrë në shfaqjen më të madhe muzikore.

The Weeknd

Domethënia pas atyre fashave në kokë është reflektimi mbi kulturën absurde të VIP-ave të Hollywood dhe njerëzve që manipulojnë vetveten për arsye sipërfaqësore për t’u kënaqur dhe për t’u dukur të vlefshëm”, ka thënë këngëtari në një intervistë për “Variety” përpara performancës së tij në “Super Bowl”, që do të transmetohet live ditën e diel.

Gjithashtu The Weeknd shokoi të gjithë fansat e tij, pasi në këngën “Save your tears” u shfaq me proteza të dizajnuara për ta bërë atë të dukej sikur fytyra e tij kishte pësuar një operacion radikal plastik, duke përfshirë fillers rreth faqeve dhe buzëve të tij.

Shumë menduan se ky ishte një thumb për Bella Hadid, e cila thuhet se ka bërë disa ndërhyrje në fytyrën e saj. Mirëpo kur është pyetur nga “Variety” se pse e bëri fytyrën e tij të dukej aq keq, The Weeknd është shprehur:

Supozoj se ju mund ta mendonit se të qenit tërheqës nuk është e rëndësishme për mua, por një rrëfim tërheqës është”.