MENU
klinika

Serie A, Java 24

Napoli rikthehet te suksesi, beson te Champions

28.02.2021 - 19:57

Napoli ka lënë pas humbjen me Atalantën dhe eliminimin nga Europa League në mesjavë, duke fituar në shtëpi 2-0 ndaj Beneventos. Një sukses që hap sërish shpresat për të kaltrit për një vend në Champions League.

Vendasit shënuan nga një gol për secilën pjesë loje. Mertens zhbllokoi shifrat në 85’ dhe me këtë gol u mbyll pjesa e parë. Një 45 minutësh mirë i interpretuar nga të besuarit e Gattusos.

Goli i sigurisë për Napolin u shënuan nga Politano në minutën e 66-të. Koulibaly u ndëshkua në 81’ me kartonin e dytë të verdhë dhe la të tijtë me 10 vetë, por kjo nuk ndikoi. Në 85’ në fushë futet Elseid Hysaj, duke bërë lojë të mirë ato pak minuta deri në fund.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN