MENU
klinika

Në moshën 70-vjeçare

Ndahet nga jeta ish-presidenti i Tiranës

13.02.2021 - 21:03

Kohë të vështira në një situatë pandemia. Virusi famëkeq i ka marrë jetën në moshën 70-vjeçare ish-presidentit të Tiranës, Metush Seferi. Ai prej ditësh po kurohej për të mposhtur virusin, ndërsa së fundmi ishte futur në intubim, ku nuk arriti dot të mbijetonte.

Metush Seferi ka qenë presidenti i Tiranës gjatë viteve 1993-1998. Në epokën e tij, Tirana, mundi të fitonte tre tituj radhazi kampion, dy Kupa të Shqipërisë dhe një Superkupë.

Me gjak bardheblu! I tillë ishte Metush Seferi. Një “tirons”, i vërtetë dhe mbi të gjitha zotëri i vërtetë. “Konica.al” i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes për humbjen e njeriut të tyre të dashur.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN