MENU
klinika

projekti i fundit ishte për Liqenin e Prespës

Ndahet nga jeta Profesori i Pylltarisë shqiptare, Thimaq Lako

16.02.2021 - 11:28

A keni shkuar ndonjëherë në Liqenin e Prespës? I keni parë zambakët e bukur mbi ujë, aty ku kushdo që ka shkuar ka shkrepur me dhjetëra foto? E pra, sot në mëngjes vjen një lajm i hidhur: Profesor Thimaq Lako, “dashnori” i Liqenit të Prespës, profesori i shquar i pylltarisë në Shqipëri, u nda nga jeta për shkak të covid-19.

Lajmin e ndarjes nga jeta të tij e kanë dhënë miqtë në rrjetet sociale, të cilët shprehen të trishtuar nga ndarja nga jeta e profesorit.

Nuk do të harrohet kontributi i profesorit për pylltarinë shqiptare, studimet, projektet, botimet, por edhe këshillat, argumentet logjike e bindëse që pylltaria shqiptare ti afrohej standarteve ndërkombëtare.

Miqtë e kujtojnë për kulturën e gjerë enciklopedike, edukatën, por edhe rrugëtimin me punën, veprimet, rezultatet, vullnetin e pasionin që lartuan profesorin e nderuar të Pylltarit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN