MENU
klinika

Serie A, Java 24

Ndalet Juventus, “duartroket” Inter e Milan

27.02.2021 - 22:45

Juventus është ndalur atëherë kur nuk pritej. Përballë Veronës në transfertë, kampionët në fuqi të Italisë nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 1-1, duke humbur terren me kreun.

Juventus kaloi në minutën e 49-të me anë të Cristiano Ronaldos. Portugezi i ka shpëtuar mbulimit të mbrojtjes së vendasve dhe pas një pasimi perfekt të Chiesas, ka shënuar golin e avantazhit 0-1. Ky është goli i 19-të për CR7 në këtë kampionat, ku ka dhuruar edhe 2 asiste.

Megjithatë, goli i portugezit kësaj radhe vlejti vetëm 1 pikë, pasi Barak në 77’ shënoi golin e barazimit. Vendasit u mbrojtën fortë në minutat e mbetur, duke i marrë një pikë me vlerë ekipit kampion.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN