MENU
klinika

Analiza

Në çfarë destinacioni po shkon Rusia e Putinit?

08.02.2021 - 07:19

Dënimi me burg për udhëheqësin e opozitës ruse Alexei Navalny dhënë nga një gjykatë në Moskë javën e kaluar është një veprim edhe më radikal sesa përpjekja e vitit të kaluar për ta helmuar atë.

Duke e vendosur Navalny pas hekurave për të paktën dy vjet e gjysmë, regjimi i Vladimir Putin po krijon rreziqe shumë më të mëdha për veten sesa sikur të kishte arritur ta vriste fshehurazi atë.

Navalny është një mikrokozmos i problemeve që kanë “sunduar” Kremlinin në vitet e fundit.

Që nga aneksimi i vitit 2014 i Krimesë dhe prishja e marrëdhënieve me perëndimin, Putini është konsumuar nga gjeopolitika dhe dështon të qeverisë dita ditës.

Suksesi i Putinit ishte i rrënjosur në aftësinë e regjimit të tij për të arritur përmirësime të qëndrueshme në standardin e jetesës ndërsa frymëzonte rusët me arritje në skenën botërore.

Tani regjimi po sundon kryesisht duke trembur njerëzit dhe duke nxitur përshtypjen se Nënë Rusia është edhe një herë një “kështjellë e rrethuar”.

A mund të funksionojnë taktika të tilla të ashpra ndërsa qeveria vazhdon të injorojë sfidat socio-ekonomike dhe të shëndetit publik të shkaktuara nga pandemia?

Rënia e të ardhurave reale dhe një rritje e fundit e moshës së pensionit kanë shtuar pakënaqësinë sociale që u shfaq në rrugë pas arrestimit të Navalny.

Tani koha për argëtim dhe lojëra ka mbaruar.

Kremlini është bërë shumë më konfrontues ndaj perëndimit dhe shpesh është publikisht i pasjellshëm në lidhje me “paralajmërimet” ose “shqetësimet” e vendeve të huaja.

Javën e kaluar, kur shefi i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell ishte në Moskë, Rusia dëboi diplomatët nga Gjermania, Suedia dhe Polonia për veprën e supozuar të pjesëmarrjes në protestat anti-Putin.

Ministri i Jashtëm Sergei Lavrov i referohej BE si “një partner jo i besueshëm”. Në thelb, Borrell u trajtua si përfaqësuesi i një force armiqësore.

Përpjekja e gushtit 2020 për të vrarë Navalnyn vuri në lëvizje ngjarje që kërcënojnë të destabilizojnë të gjithë sistemin.

Duke mbijetuar për mrekulli, Navalny bëri një kthim dramatik në Rusi dhe publikoi një video të një pallati në Detin e Zi, që sipas tij kishte lidhje me Putinin.

Sondazhet në nëntor 2020 treguan se vetëm 2 përqind e rusëve ishin të përgatitur të votonin për Navalny në zgjedhjet presidenciale.

Russian opposition leader Alexei Navalny, center, heads to a meeting of the Russia’s Central Election commission in December. Officials formally barred him Alexei Navalny from running for president in the March 18 election, which he says is a predetermined sham.

Në fund të janarit, kishte në 5 përqind, megjithëse qëndrimet mbeten të kundërta.

Arrestimi i tij e ka shndërruar atë në një viktimë të padrejtësisë dhe një sfidë me të vërtetë të nivelit kombëtar ndaj Putinit.

Zgjedhjet presidenciale nuk janë planifikuar deri në vitin 2024, por kjo është hera e parë që Putinit i duhet të merret me një kundërshtar të vërtetë.

Tetëdhjetë përqind e publikut i sheh autoritetet si plotësisht të korruptuara.

Drama përreth helmimit të Navalny ishte siguresa, por zjarri që ndezi po ushqehet nga lodhja dhe zhgënjimi i publikut me regjimin e Putinit dhe paaftësia e tij për të ndryshuar.

Ose regjimi duhet të gjejë mençurinë për të qenë më fleksibël, ose do të bëhet një shtet pa dyshim shtypës.

Ngjarjet e fundit e vendosin Rusinë në rrugën e duhur drejt destinacionit të fundit.

Shkrimtari, themelues i R. Politik, një firmë e analizave politike, është një studiues në Qendrën Carnegie Moscow.

Përkthyer dhe përshtatur nga Financial Times/ konica.al

Kush është njeriu që ka në dorë vendimin më të rëndësishëm

Fati i Ukrainës varet “në fije të perit”, SHBA “hap thesin”

Komploti për vrasjen e Zelenskyt dhe plani për sabotazh në Gjermani

Si funksionon rrjeti i agjentëve sekretë të Vladimir Putinit