MENU
klinika

Deklarata e Petkovic

“Nenad Rashiqi është “Kali i Trojës” i Albin Kurtit”

27.02.2021 - 11:50

Zyrtarët e shtetit serb nuk po i ndalin kritikat dhe akuzat drejt Nenad Rashiqit pasi ky i fundit nuk e fsheh afërsinë me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, shkruan Gazeta Express.

Drejtori i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën” në qeverinë e Serbisë, Petar Petkovic, ka thënë se Nenad Rashiq është “Kali i Trojës i Albin Kurtit”, meqë sipas tij, Kurti po synon që të dialogojë vetëm me ata ‘serbë që i binden’.

“Kjo është deklarata e rrezikshme e Rashiqit për mediat në Prishtinë “Kurti mund të ketë sukses vetëm nëse dialogon me serbët lokal”, duke e pasur fjalën për veten e tij dhe Rada Trajkoviqin, të cilët janë në gjendje të shesin besimin e tyre për një darkë, dhe për ta ndihmuar Kurtin për të marrë hapa drejt krijimit të Shqipërisë së Madhe”, ka thënë Petkovic.

Megjithatë Petkovic thotë se problemi është që as Rashiq e as Trajkoviq nuk kanë legjitimitet, pasi serbët e kanë votuar në masë të madhe Listën Serbe.

Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Europës

Albin Kurti në Berlin më 25 prill, zbardhet axhenda

Inskenohet “pushtimi i Serbisë”

Vuçiç bën prova lufte në kufi me Kosovën

"Duhet ta forcojë prodhimin"

Raporti i FMN: Kosova e varur nga importi

Bllokimi i kosovarëve në kufi dhe tensionet në veri

O’Brien sot në Beograd për takime me krerët e Serbisë!