MENU
klinika

Dita e dytë

Nis procesi i vaksinimit në qytetin e Korçës

28.02.2021 - 11:29

Nis procesi i vaksinimit në qytetin e Korçës. Procesi i vaksinimit në këtë ditë të dytë do të vijojë përsëri me bluzat e bardha.

Janë 500 doza që kanë mbërritur që prej ditës së djeshme në qytet ndërsa pjesa me e madhe e tyre do të aplikohet sot.

Qendra e vaksinimit e ngritur në ish-shtëpinë e oficerëve brenda saj ka 7 pika ku sipas listave të përpiluara bluzat e bardha të qarkut do të vaksinohen me radhë.

Aktualisht një numër i konsiderueshëm prej tyre po presin në radhë për të marrë dozën e vaksinës.

foto galeri

foto galeri

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN