MENU
klinika

Deklarata e eurodeputetit

“Njohja e Kosovës nga Izraeli mesazh i qartë për vendet e BE”

02.02.2021 - 11:59

Deputeti i Parlamentit Evropian Lukas Mandl, thotë se për të njohja e pavarësisë së Republikës së Kosovës nga ana e Izraelit ka një domethënie të madhe.

Mandl përmes një reagimi në profilin e tij zyrtar në twitter ka thënë se kjo njohje është një mesazh i qartë për shtetet anëtare të Bashkimit Evropian të cilat ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

“Shteti i Izraelit do të njohë Republikën e Kosovës që është shteti më i ri në Evropë. Kjo do të thotë shumë për mua meqë e ndjej miqësinë mes Austrisë, Izraelit dhe Kosovës. Është një sinjal i qartë për të gjithë shtetet anëtare të cilat ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës”, ka shkruar Mandl.

Më 1 shkurt Kosova dhe Izraeli edhe zyrtarisht kanë vendosur marrëdheniet diplomatike.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Produkt i një kostelacioni...

Pse e njohu shteti i Izraelit Kosovën