MENU
klinika

Kategoria Superiore, Java 21

Nuk përfiton asnjëri, Partizani e Laçi ndalin njëri-tjetrin

27.02.2021 - 17:59

Kur e mendua se njëri prej ndjekësve të Vllaznisë, Partizani ose Laçi, do të përfitonin nga humbja e Vllaznisë, në përballjes mes të kuqve dhe kurbinasve nuk pati fitues. Ndeshja u mbyll 1-1. Gjithsesi, dy skuadrat afrohen me nga 1 pikë me kreun, Partizani tashmë është vetëm 1 fitore larg.

Ishin vendasit e Partizanit ata që shënuan të parët. Dhe sërish Cinari, njeriu-gol i të kuqve, që nuk fal në minutën e parë shtesë të pjesës së parë. Me këtë avantazh u mbyll ky fraksion.

Partizani nuk arriti të vriste ndeshjen me një gol të dytë. Janë miqtë ata që barazojnë në 64’ me Harmon. Sfida ishte e hapur deri në fund, por të dyja skuadrat më shumë u mbrojtën mos pësonin sesa të guxonin para për të shënuar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kategoria Superiore, Java 21

Mes Teutës dhe Kukësit festojnë rivalët