MENU
klinika

Rama publikon pamjet nga Vlora

“Para disa viteve dukej si një ëndërr e keqe!”

27.02.2021 - 09:15

Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë të shtunë me një video nga qyteti i Vlorës, pikërisht aty ku do të jetë edhe deputet në zgjedhejt e 25 prillit.

Në video, Rama bën një krahasim të Vlorës, që sipas tij, ishte para se ai të merrte mandatin qeverisës, dhe të Vlorës së tanishme, duke thënë se ndryshimi është i madh.

“Mirëmëngjes dhe me ketë Vlorë të para vetëm disa viteve që duket si një ëndërr e keqe e me Vlorën që kemi sot, ju uroj një fundjavë të qetë”, shkruan Rama.