MENU
klinika

Në 40-vjetorin e lindjes

Paris Hilton merr një propozim për martesë për herë të katërt

18.02.2021 - 11:47

Paris Hilton ka marrë surprizën më të bukur për 40-vjetorin, një super propozim të veçantë për martesë. I dashuri i saj, Carter Reum, i propozoi Paris gjatë festës së ditëlindjes, e cila u organizua në një ishull privat. Trashëgimtarja e hotelit ka ndarë në rrjete sociale imazhe nga propozimi romantik, në të cilat të dy ata shfaqen të veshur me të bardha.

“Kur gjen shpirtin tënd binjak ti jo thjesht e di, por e ndjen. Unë dhe ai kemi qenë bashkë që prej takimit të parë dhe për ditëlindjen time ai organizoi një udhëtim në këtë parajsë tropikale. Teksa shkonim për të ngrënë darkë buzë detit, ai u ul në gjunjë dhe më propozoi. Sigurisht që thashë po! S’ka asnjë tjetër me të cilin do të doja të jetoja përgjithmonë”, shkroi Paris Hilton përkrah postimeit që tregonte pjesë nga propozimi.

Ky ishte propozimi i katërt që Paris Hilton merr për martesë. Më herët asaj i kanë propozuar modeli Jason Shaw në 2002-in, Paris Latsis në 2005-ën dhe aktori Chris Zylka në 2018-ën.

Ndërkohë kujtojmë se dia javë më parë Paris shprehu hapur dëshirën për t’u bërë nënë. Hilton i është nënshtruar procesit të fekondimit in Vitro, ku shtoi se i dashuri i saj, biznesmeni Reum është treguar tepër mbështetës gjatë procesit. Sipas saj, fertilizimi in vitro ishte e vetmja mënyrë që ata të kishin binjakë, saktësisht një vajzë dhe një djalë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Trashëgimtarja flet për vendimin

Paris Hilton, së shpejti nënë!