MENU
klinika

Historia e Davidit

Pas stërvitjes u ndjeva sikur nuk mund të merrja dot frymë…

06.02.2021 - 11:42

Davidi përfundoi një seri të peshëngritjes gjatë një stërvitje herët në mëngjes në një palestër në shtëpinë  e një shoku të tij, kur e pa veten të paaftë për të marrë frymë. Ai u ul por kjo nuk e ndihmoi, kështu që u shtri në tokë.

Një ditë më parë, sapo ishte kthyer nga një udhëtim, kështu mendoi se i duhej vetëm pak gjumë. Miku i tij , Mikeli, nuk ishte i gatshëm ta largonte shqetësimin kaq lehtë.

Duke vërejtur që Davidi vazhdonte ta vinte dorën në gjoks, Mikeli mori aparatin e presionit të gjakut dhe këmbënguli ta testonte.

“Tensioni ishte shumë i lartë, kështu që i dhashë një gotë ujë dhe një aspirinë dhe i thashë të shkonim  në spital,” tha Mikeli.

Davidi rezistoi, por Mikeli – i cili është trajtuar për presion të lartë të gjakut për dy dekada dhe ka një histori familjare të sëmundjes së zemrës – nuk priti të merrte përgjigje.

Në spital, testimi tregoi që Davidi, atëherë 47 vjeç dhe në formë në dukje të shkëlqyeshme, kishte përjetuar një sulm në zemër. Mjekët gjithashtu përcaktuan se ai kishte nevojë për një bajpas pesëfish.

“Ishte një thirrje mahnitëse zgjimi që kërkonte një ndryshim të plotë në filozofi dhe mënyrë jetese,” tha Davidi.

Por nuk ishte një befasi .

Babai i Davidit iu nënshtrua një bajpasi katërfish pas një sulmi në zemër, pastaj vdiq nga një sulm i dytë në zemër në moshën 68 vjec. Vite para këtij episodi të frikshëm, Davidi ishte diagnostikuar me presion të lartë të gjakut dhe kolesterol të lartë. Ai do të ishte me ilaçe, por nuk tregohej i zellshëm për ta marrë atë. Katër vëllezërit e motrat e tij janë trajtuar gjithashtu për presion të lartë të gjakut dhe kolesterol.

Ndërsa ai pranon që i ka dhënë përparësi punës mbi shëndetin, ka punuar jashtë orarit deri në pesë herë në javë. Ishin 12 javët në rehabilitimin kardiak që e mësuan atë si të kishte një dietë të shëndetshme për zemrën. Ai numëronte kaloritë para sulmit në zemër, por kurrë nuk u kushtoi vëmendje gjërave si natriumi, tha ai.

Mjekët i thanë se marrja e një aktiviteti të rregullt fizik e ndihmoi atë të rikuperohej më shpejt.

“Nëse jeni i predispozuar gjenetikisht, nuk ka negociata,” tha ai. “Në rastin tim, unë u solla përsëri në spital për të rinegociuar dhe për fat të keq përfundova në sallën e operacionit”.

Përveç tre muajve që kaloi duke u rikuperuar fizikisht, Davidi u përball edhe me depresionin. Ai u bë i shqetësuar në turma, nga frika se njerëzit mund të përplaseshin në gjoksin e tij.

Kur u kthye në punë, ai bëri ndryshime për të ulur stresin . Riorganizoi ekipin për të deleguar më mirë përgjegjësitë dhe u angazhua të vinte në shtëpi çdo ditë sapo të dilte nga puna.

Tani 51 vjec, Davidi vazhdon të punojë dhe tregohet shumë  vigjilent me dietën. Ai është gjithashtu më i kujdesshëm në lidhje me informacionin që konsumon.