MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Përse kam shije të hidhur në gojë?

28.02.2021 - 11:54

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Përshëndetje,po bëj ca kohe që  kam shije të hidhur në gojë jo gjatë gjithë kohës por shpesh. Çfarë është ?

Mjeku: Mund t’ju ketë ndodhur shumë herë që kur zgjoheni në mëngjes të keni shije të hidhur ose acid në gojë. Hidhëtia e gojës dhe e gjuhës, që nuk është nga një burim i veçantë i ushqimit, mund të formohet si rezultat i arsyeve të ndryshme. Higjena e dobët e gojës. Injorimi i higjenës të gojës mund të çojë në sëmundje të dhëmbëve dhe infeksion të dhëmbëve parodontiti dhe gingiviti, të cilat mund të lënë një shije metalike në gojë. Pirja e duhanit, alkoolit dhe lëndëve nikotike ndikojnë në shije, dhe shkaktojnë shije të hidhur në gojë. Ju do të vuani shijen e hidhur në gojë edhe në qoftë se thithni disa kimikate mjedisore të tilla si pluhur gome, benzinë ​​ose naftë. Kjo gjendje e zakonshme mund të tregojë një numër të lartë të bakterieve në trupin tuaj, ose dietë të dobët. Për më tepër ju sugjeroj një vizitë më specifike.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN