MENU
klinika

Serie A, Java 23

Pippo Inzaghi ndal Romën, nder edhe vëllait

21.02.2021 - 22:45

Roma është ndalur atëherë kur nuk pritej, ndaj një skuadre të lehtë në letër. Benevento e drejtuar nga Pippo Inzaghi, që luante në shtëpi, ka ndalur 0-0 verdhekuqtë.

Edhe pse me 10 lojtarë nga minuta e 57’, teksa Glik doli me karton të kuq, vendasit janë mbrojtur mirë, duke marrë një pikë me vlerë sa i përket luftës për mbijetesë, teksa tani Benevento gjendet 10 pikë larg zonës së ftohtë.

Roma merr vendin e tretë, por tashmë vetëm një pikë më shumë se Lazio dhe Atalanta, ndërsa Juventus ka për të luajtur nesër një ndeshje të lehtë (me Crotonen) dhe mund t’ia marrë këtë pozicion. Kështu, Pippo Inzaghi i bën nder edhe vëllait Simone, që drejton Lazion.