MENU
klinika

Lindja e Mesme

Pllaka 4,000-vjeçare zbulon 11 qytetet e zhdukura

10.02.2021 - 18:34

        Arkeologët kanë mundur të identifikojnë kohë më parë, vendndodhjen e disa prej qyteteve të antikitetit. Reth 11 prej tyre, tashmë zhdukur prej shekujsh, u zbuluan falë të një tabele prej balte rreth 4,000-vjeçare, e përdorur kjo, nga tregtarët e lashtë në Perandorinë Asiriane.

Tabelat u zbuluan në Turqinë e sotme, në qytetin e lashtë të njohur si Kanesh. Pllakat e baltës tregojnë detaje nga tregjet e mbretërisë së Asirisë, sipas “Uashington Post”.

Përkthimi i kujdesshëm i teksteve nga antikiteti, ka zbuluar diçka krejt  të papritur për arkeologët: vendndodhjet e qyteteve të lashta që kanë humbur prej kohësh, nën rërë.

Shkruar në shkrimin e lashtë kuneiform – zhvilluar nga sumerianët e lashtë – pllakat detajojnë një sërë transaksionesh biznesi, llogari, vula, kontrata e madje edhe çertifikata martesore.

Sikurse raportohet, zbulimi ka potencialin për të ndryshuar njohuritë mbi perandorinë e lashtë asiriane.

Pas deshifrimit dhe mbledhjes së informacionit të plotë, studiuesit filluan të përshkruanin vendet e mundshme përmendur në pllakat e baltës: të dhënat tregojnë largësinë midis qyteteve të Mesopotamisë, të zbuluara tashmë nga arkeologët, nga ata që nuk i kanë gjetur ende.

Pllakat e lashta prej balte kanë zbuluar se Kaneshi, dikur një vendbanim i vogël tregtar, u bë një nga vendet më të rëndësishme tregtare të rajonit. Ato ofrojnë një udhëtim në të kaluarën, pasi pasqyrojnë deri në detaje lulëzimin e ekonomisë së tregut, në një qytet antik si Kaneshi.

Pllakat e argjilës i kanë ndihmuar zbuluesit, për të një mënyrë të re identifikimi për vendndodhjet e qyteteve të lashta.

Të dhënat e hershme u kanë mundësuar ekspertëve, të zhvillojnë të ashtuquajturin “modeli i gravitetit strukturor”, si mënyra e përcaktimit të saktë të zonës ku gjenden qytetet e zhdukura.

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit