MENU
klinika

Dalin detajet e para nga aksioni

Policia e Kosovës mësyn në Ministrinë e Bujqësisë

24.02.2021 - 09:35

Policia e Kosovës, përkatësisht Departamenti i Krimeve të Rënda, po zhvillon një aksion në Ministrinë e Bujqësisë, më konkretisht në Agjencinë Kadastrale të Kosovës.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani.

“Mund të konfirmojmë se Policia e Kosovës është duke e realizuar një operacion policor në disa lokacione, në rajone të ndryshme. Informacione shtesë mund të jepen pas përfundimit të operacionit policor”, tha Kelani.

Ndryshe, Krimet Ekonomike në bashkëpunim me Prokurorinë Rajonale të Prishtinës janë duke zhvilluar këtë aksion.