Është prezantuar motori Honda HRC213V, që do të garojë në botërorin 2021 të Moto GP. Motori japonez do të pilotohet nga spanjollët Marc Marquez dhe Pol Espargaro.
Gara e parë sezonale do të jetë më 28 mars, por ende nuk dihet nëse Marquez do të jetë në pistë atë ditë, për shkak të rikuperimit nga 3 operacionet që kreu gjatë vitit të kaluar në shpatull.
Marquez, që nuk garon prej 7 muajsh, ishte gjatë prezantimit të motorit Honda, ku u shpreh: “Jam më mirë, por duhet t’i bëj hapat një e nga një. Rikuperimi po ecën mirë dhe sa herë që vizitohem marr lajme të mira.
The 2021 season is about to start! 🔴🔴#MM93 pic.twitter.com/BJMnSogcye
— Marc Márquez (@marcmarquez93) February 22, 2021
Gjithsesi, duhet të dëgjoj trupin tim dhe të shtoj gradualisht shkallën e stërvitjes. Nuk di të them se kur do të rikthehem në pistë dhe këtë gjë nuk e dinë as doktorët”.