MENU
klinika

Ja kuptimi që fshihet pas emrit të tij

Princesha Eugenie sapo na prezantoi të birin

21.02.2021 - 11:56

Stërmbesa e Mbretëreshës Elizabeth, Princesha Eugenie dhe bashkëshorti i saj Jack janë bërë prindër për herë të parë.

Eugenie ka shpërndarë në profilin e saj zyrtar fotot e familjes së plotë me djalin në krahë. Në këtë postim, ajo gjente rastin që t’i falenderonte të gjithë stafin e familjes mbretërore për kujdesin e dhënë ndaj saj dhe vogëlushit.

Princesha Eugenie dhe bashkëshorti i saj, Jack Brooksbank, e kanë quajtur djalin e tyre të vogël August Philip Hawke Brooksbank si një nderim për gjyshin e princeshës, Dukën e Edinburgut, princin Philip.

“Ne duam t’ju prezantojmë me August Philip Hawke Brooksbank. Faleminderit për kaq shumë mesazhe të mrekullueshme. Zemrat tona janë plot dashuri për këtë njeri të vogël, fjalët nuk mund të shprehin. Jemi të ngazëllyer që jemi në gjendje të ndajmë këto fotografi me ju.” – ka shkruar Eugenie në Instagram.

Në ditën e lindjes së tij, Eugenie dhe Jack ndanë për herë të parë foton e foshnjës së tyre, duke postuar një imazh bardh e zi në rrjetin social Instagram të duarve të tyre.

August Philip erdhi në jetë më 9 shkurt dhe është stërnipi i nëntë i mbretëreshës Elizabeth dhe i njëmbëdhjeti në radhën për fron.

Kujtojmë se Eugenie dhe Jack Brooksbank u martuan në St George’s Chapel, Windsor Castle, në tetor të vitit 2018.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN