MENU
klinika

''Përpjekje për të tërhequr ‘zonën gri’''

Programet elektorale/ Nazarko: Periudhë pozitive për opozitën

03.02.2021 - 18:04

Analisti Mentor Nazarko i ftuar në rubrikën ‘’Opinion’’ në News24 ka folur për ngjarjet e fundit politike në Shqipëri, apelin e ambasadores amerikane për kandidatë të pastër, programin elektoral të PD si dhe pandeminë.

Nazarko thotë se nuk sheh një fërkim të ashpër Rama-SHBA, madje as me BE, por ësthë opozita që po e krijon këtë ide.

Sipas tij Rama është politikisht korrekt me fjalët që thotë, kurse apeli i znj.Kim duket si një udhëzim i ardhur nga DASH.

‘’Duket një udhëzim i qendrës së ambasadorëve, i DASH. Kështu e shpjegoj dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, i imponuar nga lart. Në reagimet e Ramës, jemi në kufijtë e politikisht korrektes. Duket i nxehur me reporterët që e pyesin, apo e ballafaqojnë. Por si mjeshtër dhe llogaritës i fjalës, një lloj trimërimi në thonjëza ka efekt elektoral. Në gjendjen aktuale nuk ka fërkim mes Ramës dhe SHBA, asnjë shenjë serioze.

 

 

Në këtë kuptim këto janë si për të mos marrë në sysh. Opozita po krijon ide që mbrapa këtyre reagimeve, në dukje nervoze, që janë politikisht korrekte, të krijojnë një narrativë fërkimi. E kam parë diçka të tillë në mediat opozitare. Marrëdhëniet janë të mira, me BE mund të ketë probleme. Rama jo vetëm për këtë fushatë apo zgjedhje, do të donte të çelte negociatat. Nuk shoh edhe me BE-Rama, nuk shoh probleme serioze. Po kuptoj që BE do e shtyjë mbledhjen e Komitetit Ndërqeveritar që është e arsyeshme, dhe Rama është i pakënaqur. Do të bëjë si i pavarur, shpreh frustrimin për vaksinën.

Rama pretendon se ka një qark të shkurtër midis grupeve të caktuara të opozitës, që informojnë kundërpalët në PE, duke i ofruar narrativën opozitare për zhvillimet në Shqipëri. Rama që ka eksperiencë e di që kancelaritë peshojnë vendimet për Shqipërinë. Gahler nuk është inë to.  Dhe Rama krijon vetbesim, siguri. E përbashkëta është që , ngjan sikur ka reagim të Ramës, por është në kufijtë e politikisht korrektes.’’- tha Nazarko.

Analisti shpreh vlerësime e tij për opozitën, duke thënë se kjo është një periudhë pozitive për të pasi po shpërfaq dimensionin propozues duke shfrytëzuar një hapësirë normale.

Ai thotë se programi i PD në veçanti është shumë joshës, dhe po tenton të tërheqë me të zonën elektorale gri.

‘’Pjesë pozitive e opozitës kjo periudhë. Opozita po shpërfaq dimensionin propozues, ndërkohë i ka shteruar denoncimet, përplasjet me forcë, agresive, e protesta të dhunshme apo tërheqjes nga Kuvendit. Duket se opozita po shfrytëzon hapësirën normale në këtë periudhë. Jemi në fushatë ‘de jure’. Përpjekje për të tërhequr zonën gri. Programi është shumë joshës, i paketuar shumë mirë. Debati është nëse a kanë mbulesë financiare këto premtime. Nëse s’mund të tërhiqet e tendoset deri në një nivel të caktuar, të justifikojë taksën e sheshtë, tarifat e studentëve, rrogat e mësuesve, kam parë ofrtë interesante të LSI. Përkundër dimensionit të opozitës, Rama tregon që është në punë, ka bilanc, po bën përkujtesë të tij. Ai po punon me rrjetet sociale, po priten shirita, po përkujtohen projekte, që kanë mbaruar, pritet të mbarojnë. Gara për aeroportet. Kemi një fazë që jep idenë se Shqipëria përtej krizës nga pandemia, lulëzon financiarisht. Këtë nuk e besoj. Shqipëria edhe për shkak të projekteve elektorale është në vështirësi financiare. Dhe me siguri do shfaqen në pjesën e fundit të vitit Megjithatë projektet e Rindërtimit do kenë impakt elektoral. ‘’- shtoi Nazarko.

Sa i përket pandemisë, Nazarko thekson se Shqipëria ka zgjedhur një qasje shumë liberale sa i përket masave kufizuese, teksa propozon që vendi jonë duhet të marrë vaksinën kineze.

‘’Do jetë ndikuese, për atë mos jetë ndikuese Shqipëria ka zgjedhur qasje më pak mbyllëse se vendet perëndimore, ku sistemet shëndetësore janë më të zhvilluara, që mund ta përballojnë më mirë valët e këtij cunam.

Shqipëria ka zgjedhur qasje shumë më liberale. Lejon funksionimin e kafeve, vendet e agregimit social. Të njëjtën gjë ka bërë dhe Kosova. Mos krijuar idenë e represionit votuesve. Po luhet dhe me vaksinën. Është arsye logjike. Njerëzit duan garanci se kjo e keqe të marrë fund. Vaksina po shihet si zgjidhja për t’i dhënë fund pandemisë. BE po dhe SHBApo e shohin seriozisht përdorimin e vaksinës kineze. Ka shenja serioze nga mjekë shqiptarë që po, pse jo Shqipëria të marrë vaksinën kineze.

Edhe kur ambasadorja amerikane thotë që qytetarët duhet të lexojnë vetë për vaksinat. Gjermania thotë që do e shqyrtojë, Serbia luan me këto portat. Mendoj se dhe Shqipëria do shkojë tek vaksina kineze, e cila është më e mirë se ajo ruse. Duhet të përdoret dhe në Kosovë. Ajo mund ta përdorë si kartë gjeopolitike. Po shoh që çështja e vaksinës po përdoret në temë elektorale dhe në Kosovë, ku mund të ndodhin dhe çudira. Tema e vaksinës po shndërrohet në variabël rajonale.

Në pikëpajet e orientimit të votës së Diasporës, është diçka paradoksale, që një Diasporë e vendosur në perëndim do të votojë për një parti e cila që në lindje është regjistruar si anti-perëndimore. Lëvizja Vetëvendosje me qasje programore që kishte hapur tog-fjalësha që pretendonte të luftonte kolonialistët. Një parti e cila rregullisht ka qenë kundër gjithë pozicioneve të perëndimit, të SHBA. Diaspora ngjan e tërhequr nga oferta elektorale programore e LVV. Për votimin e imagjinoj se është kompleks. Kosova ka më shumë eksperiencë se në për votën e diasporës.

Kosova është më e ekuilibruar se sa ne. Problemi qëndron brenda listës. Insistoj që vota e Diasporës është themelore. Përtej dukurive jo koherente që po prodhohen. Dikur votonin LDK, sot votojnë. E imagjinoj votën e të rinjve, presim që të kemi një votë të rinjsh. Kosova  fut në tregun elektoral dhe të punës çdo vit 25 mijë vetë. Nga 18 deri në 22-23 vjeç kemi një përqindje të madhe që voton për LVV. Dukuri pozitive për LVV, por edhe efekt pervers i izolimit të Kosovës.  ‘’- përfundoi Nazarko.