MENU
klinika

PËRGJIGJET MJEKU

Pse keni dhimbje në fundshpinë?

02.02.2021 - 08:15

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Kur rri ulur kam dhimbje në fundshpinë. Çfarë është ju lutem?

Mjeku: Dhimbjet e shpinës apo të fundshpinës mbeten një problem mjaft i përhapur në vendin tonë tek grupmosha të ndryshme, kjo edhe për shkak të stilit të jetesës. Ka 2 lloje të dhimbjeve të shpinës, ato janë akute dhe kronike. Dhimbjet akute janë ato që duan një kohë dhe rikthehen sërish në gjendje fillestare, ndërsa dhimbjet kronike praktikisht janë të vazhdueshme dhe duhen mjekuar gjatë gjithë kohës.  Sugjerimi ynë i parë si mjekë është që në vendin ku ndihet dhimbja të mbahen sende të ftohta. Tjetër rekomandim janë ilaçet anti inflamatore si aspirina dhe ibuprofeni. Këto ilaçe jepen në një moment, kur pacientit nuk i qetësohen dhimbjet. Nëse dhimbja është e vazhdueshme ju lutemi drejtohuni një specialisti.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN