14.02.2021 - 19:11
Kompania Albaniapost në bashkëpunim me qendrën “Gani Bobi” kanë bërë publik exit pollin e parë pas zgjedhjeve në Kosovë në kanalin 10.
Vetëvendosje e Albin Kurtit ka fituar më shumë se gjysmën e votës shqiptare në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 2021-së.
Rezultatet e EXIT POLL tregojnë se Vetëvendosje ka fituar 53% të votave.
E dyta është Partia Demokratike e Kosovës me 20% të votave.
Lidhja Demokratike e Kosovës është e treta me 17%.
Kurse Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka fituar 7% të votave.
Nisma, sipas EXIT POLL, nuk kalon pragun dhe mbetet në 2%.
Anketimi është bërë katër herë gjatë ditës . Anketa e fundit është bërë në orën 18.