MENU
klinika

Reshjet e dëborës

Rama: Beteja e ditëve të fundit na ka mësuar se ku duhet të ndërhyjmë për përmirësime

18.02.2021 - 20:13

Kryeministri Rama ka publikuar falenderuar forcat e angazhuara në zhbllokimin e rrugëve pas reshjeve të dëborës në të gjithë vendin tonë disa ditë më parë.

Ai ka publikuar në rrjetin e tij social një video nga momentet kur mjetet borëpastruese pastrojnë rrugët nacionale.

Rama thotë se kapacitetet për këto situata janë rritur ndërkohë që beteja e ditëve të fundit ka shërbyer si mësim se ku duhet të ndërhyhet për përmirësime.

Disa ditë më parë, reshjet intensive të dëborës kanë shkaktuar probleme në shumë qytete të vendit tonë duke bllokuar rrugë nacionale si dhe ato rurale. Stuhitë e dëborës kanë shkaktuar dhe një viktimë në afërsi të fshatit Limjan në Dibër.

Postimi i plotë i Ramës:

Faleminderit dhe respekt për mijëra forcat e angazhuara në zhbllokimin e rrugëve pas stuhive të jashtëzakonshme të borës, që provuan se gatishmëria, organizimi dhe kapacitetet për këto situata dramatike, janë rritur ndjeshëm, ndërkohë që padyshim beteja e ditëve të fundit na ka mësuar edhe se ku e si duhet të ndërhyjmë, për përmirësime të mëtejshme