MENU
klinika

“Vaksina, arma e vetme”

Rama: Shumë shpejt nis vaksinimi masiv. Nuk ua them dot datën

23.02.2021 - 12:03

Gjatë konferencës së përjavshme nga selia e qeverisë, kryeministri Edi Rama foli edhe për procesin e vaksinimit anti-Covid.

Teksa premtoi vaksinimin e të gjithë bluzave të bardha brenda javës së dytë të muajit mars, Rama u shpreh se e vetmja armë për të shpëtuar nga “ky armik që merr jetë vazhdimisht” është vaksina.

“Duke parë çfarë po ndodh në disa vende, që për arsye të fuqisë së tyre, për arsye të pozicionit të tyre të favorshëm, në raport me mbulimin e sigurimit të vaksinës, duke patur parasysh Izraelin dhe Britaninë e Madhe, të cilat po fillojnë të shohin me shumë optimizëm, dalin nga tunelin si pasojë e vaksinimit. Që tani në Izrael ka arritur më shumë se gjysmën e popullsisë. Edhe në Britaninë e Madhe, gjithashtu, ka arritur shifra impresionuese.

Është shumë e qartë që vaksinimi është një armë e pazëvendësueshme për të thyer zinxhirin e infeksionit dhe për të filluar çlirimin e vendit. Për ta kthyer vendin pa Covid për popullsinë.

Është frymëzuese ajo që po ndodh në ato vende, ku Izraeli po shkon drejt hapjes konstante pasi e parapagoi trefish, vaksinën nga Pfizer dhe Moderna me procesin e shpikjes, pa pritur që të aprovohet dhe të bëhet funksionale. Izraeli bëri një bast shumë të madh, sot disponon gjithcka i duhet për të vaksinuar popullin e vet”, tha Rama.

Sipas tij, është çështje shumë e shkurtër kohe, që të nisë procesi masiv i vaksinimit në të gjithë popullatën.

“Shumë shpejt do të fillojmë vaksinimin masiv, është çështje kohe shumë e shkurtë, jemi shumë afër dhe më vjen që nuk mund të them fjalën e fundit dhe mezi pres të them fjalën e fundit“, deklaroi kryeministri Edi Rama

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Dyfishimi i ndihmës ekonomike edhe pas pandemisë

Rama bën tjetër premtim për pagën minimale