MENU
klinika

më të prekurit të moshuarit dhe të papunët

Rekord rastesh pozitive me Covid në Fier

21.02.2021 - 12:48

Fieri ka shënuar përsëri numër të lartë infektimesh nga Covid 19 ditën e sotme.

Sipas shifrave te fundit nga ISHP numri i infektimeve shkon në total në 2883 raste , ku janë regjistruar 109 të infektuar në Fier dhe 18 në Mallakastër si dhe 1 humbje jete në Mallakastër.

Ajo çka bie në sy në këto infektime është numri i lartë mes pensionistëve dhe të papunëve, por ndërkohë pozitiv me Covid kanë rezultuar edhe punonjës institucionesh dhe kompanish private.

Pavarësisht kësaj, qytetarët thonë se të moshuarit janë të vetmit që kujdesen për zbatimin e rregullave anti-Covid, ndryshe nga rinia.

“Mosha e tretë është më koshiente dhe zbaton ligjet sesa rinia. Mundohemi të mbajmë maskat, të ruajmë distancën. Shtrëngimi i masave nuk është i nevojshëm po të respektojmë të gjithë rregullat.”

“70%  ruhen, 30% bnuk ruhen fare. Mosha e thyer është e vetmja që ruhet, mosha e re nuk ruhet fare, i ke klubet plot. Është më mirë të shtrëngohen më tej masat, edhe marsi kështu do të jetë.”

“Lokalet nuk kanë pse të mbyllen por të zbatohen rregullat që janë vendosur, të ketë njëfarë kontrolli si ulen”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Gjetja e makinës zbuloi vrasësit

Zbardhet vrasja e Shkëlzen Kastratit në Fier