MENU
klinika

Poetit të butë...

Mjerë ti, Jeruzalemi që i vret profetët!

17.02.2021 - 17:35

      Rekuiem për Fredin dhe të tjerët…

O ajer i mbremjes mbeshtillme…. Une kam qene trishtimi i botes FRederik Reshpja iku vite me pare. Lajmi i mire eshte se balona me te cilen poeti fluturoi bashke me trasten e poezive ne shpine, pikerisht nga shkaku I ketyre poezive me shume se prej cdo gjeje tjeter… vazhdon te ngrihet. POEZITE E TIJ JANE NE THESARIN ME TE MIRE TE SHQIPES. Me kete rast dua te them se kete status ai nuk e gezoi ne gjallje te tij. I vetmuarr, pa familje, ne skamje te plote…. ditet e tij te fundit ne kete toke ishin.. epilogu ne ngritje i trishtimeve te gjithe jetes se tij./Konica.al

Eshte rasti te permenden disa kolege te tij per humanitetin e tyre. Ata iu gjenden prane Fredit ne ditet me te veshtira. I permend se mbase e kemi harruar ate miresine e lashte qe miku i mire duhet ne nevoje. Moikomi, Shpetim Kelmendi dhe te tjere e deshen FRedin ashtu sic ishte dhe ai ishte i veshtire si gjithe te pafuqishmit shendeterisht, si gjithe te moshuarit, shto edhe huqet qe Fredi i kishte posacerisht te vetat. I Kadare ne librin “Mengjese ne Kafe Rostand” i ka kushtuar atij disa nga faqet me te bukura shkruar per nje poet. Kadareja shkon edhe me tej se Fredi Permend ashpersine e frikshme te Shqiperise me Intelektualet krijues. Shqiperia eshte e ashper, sa nje mik I. Kadarese, mik i rinise dhe i shkollimit ne Moske, u fsheh, u arratis, shkoi te banonte ne një kasolle në zonen arktike te Rusise, vetem qe te mos kthehej ne Shqiperi. E ashper sidomos me shkrimtaret kjo Shqiperia jonë. Nuk ka meshire ne kete vend per Frederiket e co. Mjere ti, Jerusalem, thote Krishti, mjere ti qe i vret profetet.

Mbaj mend qe me 1998 Moikom Zeqoja, atehere drejtor i Muzeut Kombetar, po merrte nga presidenti Mejdani dekoraten e larte Mjeshter i madh. Mes te ftuarve ishte Fredi ulur ne rreshtin e pare. Ishte keq nga urinimi i pavullnetshem. Dola ne foto me te. Moikomi e kishte vene aty qe t’u binte ne sy autoriteteve shteterore. Fredi si te ishte me temperature ngrinte jaken e xhakoventos dhe e mbante shtrenguar ne fyt. Ne koktejin e rastit Fredi u takua me kryeministrin Nano dhe me disa nga eksponentet me kryesore socialiste. Ai po kerkonte nje kredi per shtypshkronjen, per biznesin e tij qe po rrenohej.

Kleptokratet e larte te asaj periudhe ne shtet, nenqeshnin me ironi, mbanin hundet me ndot sa ndaheshin me Fredin. E kuptova se e kishte te humbur… shtypshkronjen. Ashtu ndodhi.

Dikur, ne vitet 70, nderhyne në shtet disa shkrimtare qe Lasgushit t’i rritej pensioni. Kryesia e Lidhjes se asaj kohe e hodhi poshte kete kerkese edhe pse M Shehu “i tmerrshem ” donte ta ndihmonte poetin. Shkrimtaret dolen kunder kolegut, kryemjeshtrit të fjalës shqipe. Plak dhe ngushtë nga lekët.

Shqiperia eshte e ashper. Mjere ti, Jeruzalemi qe i vret profetet. Ketij Fredit nuk i mjaftokej e rena e fatit, i duhej dhe goditja prej njeriut. Nuk them se FREDI qe i persosur. Por ka qene ne burgje,. Ka qene dhe ne nevoje per mbijetese. Por Shqiperia vazhdon te beje politike edhe me poetin edhe me te burgosurin e diktatures. Edhe me pabuksin. Dhe turpi i shkon Shqiperise, Jeruzalemit te shqiptaresise, atyre qe i neperkembin e i burgosin e i vrasin poetet.

Megjithate jeta tjeter i ka shperblyer poetet ne kete vend.

Ne e kujtojme sot me nderimin me te madh Fredin, i kujtojme me nderim secilin nga ata ( Imzot Prenushi, E. Haxhiademi, Lasgushi, Mitrushi, Ndre Zadeja, Petro Marko, Vilson Blloshmi, Havzi Nela etj ) qe nga shteti i tyre jane trajtuar si bij te njerkes, si bij te mallkuar, si femije te mohuar e te kryqerzuar.

Ne vjen mire ta kujtoj sot rinine time dhe te Fredit, me endrrat tone per nje jete ashtu si e do dhe e mendon se do t’i vije i riu. Dua ta mjegulloj, ta tret pertej veshtrimin tim te njomur.

 

Nga: Sadik Bejko

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Baudelaire dhe Rreshpja

Mallkimi i të qenit poet