MENU
klinika

Rënie inertesh e shembje në disa akse

Reshje të shumta në qarkun e Elbasanit

01.02.2021 - 10:36

Reshje të shumta shiu në qarkun e Elbasanit. Sipas emergjencave, në qarkun Elbasan kemi pasur reshje shiu me intensitet mesatar dhe nga Shërbimi Meteorologjik bëhet e ditur se gjatë 24 orëve ka rënë 46mm shi.

Ka pasur prani të inerteve, gurëve e aluvioneve në shume prej akseve rrugore si dhe disa shembje në akset rrugore Elbasan-Qafë Thanë dhe Kryq Shirgjan-Llixhë, (rruga e vjetër Elbasan-Gramsh).

Firmat kontraktuese kanë marrë masat dhe kanë pastruar akset rrugore nga materialet e rëna. Po punohet aktualisht në aksin rrugor Gramsh-Poroçan në të cilën ka shembje rruge dhe është krijuar problem në qarkullimin e mjeteve.

Lumenjtë dhe përrenjtë kanë prurje që nuk janë problematike. Nga hidrocentrali i Banjës po bëhen shkarkime me 50m3/sek, kështu që bashkë me prodhimin ka 150m3/sek shkarkime në lumin Devoll.

Në furnizimin me energji elektrike ka ndërprerje të energjisë në disa pjesë të Njësisë Administrative Lunik, Orenjë në bashkinë Librazhd, në NJA Tregan, NJA Shirgjan bashkia Elbasan, NJA Gostimë, Cërrik dhe fidri që furnizon zonën e Mokrës. Janë duke punuar punonjësit e OSHEE për riparimin e defekteve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Ka pasur rënie gurësh në disa rrugë..."

Emergjencat Civile tregojnë situatën në Elbasan