MENU
klinika

"Shmangni lëvizjet e panevojshme dhe vendosni zinxhirët në zonat me dëborë"

Rrugorja apel drejtuesve të mjeteve: Kujdes kur kaloni në…

13.02.2021 - 17:18

Policia rrugore i ka bërë apel të gjithë qytetarëve që lëvizin me makinë të bëjnë kujdes në drejtimin e mjetit, për shkak të kushteve të motit.

Kujdes i shtuar i drejtuesve të mjeteve duhet treguar më së shumti në zonën e Dajtit, në Fushë Labinot, në Qafë Plloç, në Pogradec, Korçë, Dibër, Kukës, Lezhë, Llogara e Qafë Muzinë.

Po ashtu kërkohet që në akset me dëborë të vihen zinxhirët në mënyrë që të  bëhet më i lehtë kalimi, ndërsa shërbimet e përforcuara të Policisë Rrugore po monitorojnë trafikun edhe në qendrat e banuara, ku prezenca e ujit ka sjellë ngadalësim të trafikut dhe bllokim të përkohshëm të qarkullimit.

Njoftimi i plotë:

Nisur nga moti i keq me reshje shiu pothuaj në të gjithë akset rrugore të vendit dhe reshjet e borës në zonat malore, Policia Rrugore tërheq vëmendjen e të gjithë drejtuesve të mjeteve, sidomos atyre që qarkullojnë në zonën e Dajtit, në Fushë Labinot, në Qafë Plloç, në Pogradec, Korçë, Dibër, Kukës, Lezhë, Llogara e Qafë Muzinë, për kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjeteve.

Shërbimet e Policisë Rrugore në të gjithë vendin ndodhen në shërbim 24 orë, në të gjitha akset rrugore kryesore, për të drejtuar qarkullimin rrugor, me qëllim parandalimin e çdo aksidenti sado i vogël të jetë ai, si dhe për t’i ardhur në ndihmë çdo drejtuesi mjeti që mund të ketë probleme.

Policia e Shtetit u bën thirrje të gjithë përdoruesve të rrugës që të shmangin lëvizjet e panevojshme në rrugë, të tregojnë kujdes maksimal dhe të përdorin zinxhirët e gomave për automjetet, sidomos në akset rrugore me deborë dhe me ngrica.

Shërbimet e përforcuara të Policisë Rrugore po monitorojnë trafikun edhe në qendrat e banuara, ku prezenca e ujit ka sjellë ngadalësim të trafikut dhe bllokim të përkohshëm të qarkullimit.

E gjithë situata po monitorohet në bashkëpunim me shërbimet e tjera të Policisë së Shtetit dhe me Emergjencat Civile, për të evituar ngjarjet rrugore dhe për të siguruar qarkullimin normal të mjeteve dhe të mallrave.

#Për_çdo_problem_kontaktoni_në_nr_falas_të_Policisë_së_Shtetit_112 !

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nëse jeni nisur për në Dardhë...

Korça mbulohet nga dëbora!