MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Sa shpesh duhet të kryejnë kontrolle të syve të sëmurët me diabet?

17.02.2021 - 08:42

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Përshëndetje! Ju lutem, a mund të pyesni një mjek okulist sa herë në vit duhet të kryejnë vizita për sytë pacientët që vuajnë nga diabeti?

Mjeku: Në rastin e diabetit të tipit 1 ekzaminimi i parë i fundusit duhet të bëhet brenda 3-5 vite nga diagnoza e diabetit, ndërsa në rastin e pacientëve me diabet të tipit 2 ekzaminimi i parë duhet bërë që në momentin e parë të diagnostikimit. Kontrollet bëhen çdo vit nëse ekzaminimi i parë rezulton pa shenja të retinopatisë diabetike. Në rast se pacientit i diagnostikohet retinopatia diabetike, atëherë në bazë të formës dhe gravitetit të saj vizitat e tjera mund të bëhen pas 3, 6 ose 12 muajsh.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim