MENU
klinika

Shfajësimi i Trump!

Biden bën thirrje për të mbrojtur demokracinë

14.02.2021 - 09:58

Presidenti thotë se përmbajtja e akuzës kundër Donald Trump mbi sulmin e janarit në Kapitolin e SHBA nuk mund të dikutohet. Joe Biden u ka bërë thirrje Amerikanëve që të mbrojnë demokracinë pas lirimit të Donald Trump në gjyqin e tij të dytë të fajësimit, duke thënë: “Ky kapitull i trishtuar në historinë tonë na ka kujtuar se demokracia është e brishtë.”

Në një deklaratë të shtunën në mbrëmje, Biden tha se substanca e akuzës kundër paraardhësit të tij mbi trazirat e Kapitolit më 6 janar në të cilën vdiqën pesë njerëz nuk mund të diskutohej dhe përmendi shtatë republikanët që votuan për shpalljen fajtor të Trump.

“Edhe ata që janë kundër bindjes, si udhëheqësi i pakicës së Senatit McConnell, besojnë se Donald Trump ishte fajtor” dhe praktikisht dhe moralisht përgjegjës për provokimin “e dhunës në Kapitol,” tha ai.

Duke kujtuar ata që luftuan për të mbrojtur institucionet demokratike atë ditë, ai shtoi: “Ky kapitull i trishtuar në historinë tonë na ka kujtuar se demokracia është e brishtë. Se gjithmonë duhet të mbrohet. Se duhet të jemi gjithnjë vigjilentë… Secili prej nesh ka një detyrë dhe përgjegjësi si amerikanë, dhe veçanërisht si udhëheqës, për të mbrojtur të vërtetën dhe për të mposhtur gënjeshtrat.”

Biden foli disa orë pasi Trump u shpall i pafajshëm nga Senati në gjyqin e tij të dytë të fajësimit – një verdikt që nënvizon presionin e presidentit të 45-të të Amerikës që ende mban ndaj partisë Republikane edhe pas largimit nga detyra.

Pas vetëm pesë ditësh debat në dhomën që ishte skena e sulmit të muajit të kaluar, një Senat i ndarë mori 10 vota më pak se shumica e dy të tretave që kërkohej për të dënuar krime të larta dhe kundërvajtje. Një dënim do ta kishte lejuar Senatin të votonte për ta skualifikuar atë nga mundësia për të mbajtur një post politik të rëndësishëm në të ardhmen.

Shtatë republikanë u bashkuan me çdo demokrat për të deklaruar Trump fajtor për akuzën e “nxitjes së kryengritjes” pas përpjekjes së tij për disa muaj për të përmbysur humbjen e tij nga Joe Biden dhe përfundimin e saj vdekjeprurës më 6 janar, kur Kongresi u mblodh për të zyrtarizuar rezultatet e zgjedhjeve.

Rezultati, i votimit i cili kurrë nuk u vu në dyshim pasqyroi si zemërimin ende të papërpunuar të senatorëve për sjelljen e Trump ndaj sulmit në Kapitol.

Midis republikanëve të gatshëm ta sfidonin atë ishin Richard Burr nga Karolina e Veriut, Bill Cassidy nga Luiziana, Susan Collins nga Maine, Lisa Murkouski nga Alaska, Mitt Romney nga Utah, Ben Sasse nga Nebraska dhe Pat Toomey nga Pennsylvania.

Lirimi i Trump erdhi pas paralajmërimeve të rënda nga prokurorët demokratë, se Trump vazhdon të përbëjë një kërcënim për kombin dhe vetë demokracinë.

“Nëse ky nuk është një krim dhe shkelje e lartë kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës, atëherë asgjë nuk është,” kongresmeni Jaime Raskin, drejtuesi kryesor, iu lut senatorëve në momentet e fundit para se të jepnin gjykimet e tyre si juristë dhe dëshmitarë. “Ish-Presidenti Trump duhet të dënohet, për sigurinë dhe demokracinë e popullit tonë.”

Në një fjalim pas votimit, senatori Mitch McConnell, udhëheqësi i pakicave, tha se sjellja e Trump para sulmit ndaj Kapitolit arriti në një “shkelje të turpshme të detyrës” nga ish-presidenti, të cilin ai e konsideroi “praktikisht dhe moralisht, përgjegjë duke provokuar ngjarjet e Kapitolit. ”

Por McConnell arriti në përfundimin se Senati kurrë nuk kishte për qëllim të shërbente si një “gjykatë morale” dhe sugjeroi në vend të kësaj që Trump mund të përballej ende me ndjekje penale.

“Ish-Presidenti Trump është ende përgjegjës për gjithçka që bëri ndërsa ishte në detyrë,” tha McConnell. “Ai nuk është liruar ende nga asgjë.”

Votimi të Shtunën erdhi pasi procedurat u hodhën shkurtimisht në kaos kur menaxherët e Dhomës lëvizën papritur për të thirrur dëshmitarë, në një përpjekje për të hedhur dritë mbi gjendjen shpirtërore të Trump ndërsa shpërtheu sulmi. I rrëmbyer, ekipi ligjor i Trump kërcënoi të vendosë “të paktën mbi 100” dëshmitarë dhe tha që Pelosi ishte në krye të listës së tyre.

Pas një periudhe të furishme pasigurie në të cilën dukej se kërkesa e menaxherëve mund të zgjaste gjyqin për disa javë të tjera, senatorët arritën një marrëveshje me prokurorinë dhe avokatët e Trump për të shmangur thirrjen e dëshmitarëve.

Në vend të kësaj, ata ranë dakord të futnin si provë deklaratën e shkruar të një kongresisteje republikane, të cilës i ishte thënë se Trump ishte në krah të protestuesve pasi udhëheqësi i pakicës së Dhomës u lut me të për të ndaluar sulmin në 6 janar.

 

Përkthyer dhe përshtatur nga The Guardian/ F.H, Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nuk u mblodhën vota mjaftueshëm për dënimin e tij

Senati shpall të pafajshëm ish-Presidentin Trump