Mbi 50 senatorë të SHBA-së kanë nënshkruar një letër duke i bërë thirrje Presidentit Joe Biden të rrisë presionin ndaj qeverisë turke për shkeljen e të drejtave të njeriut.
Sipas nismës bipartizane, e udhëhequr nga senatori i Partisë Demokratike Oregon Ron Wyden dhe senatori i Partisë Republikane në Florida Marco Rubio, “politika e jashtme e Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan po behët gjithnjë e më shumë armiqësore.”
Kongresi i SHBA-së, Dhoma e Përfaqësuesve ashtu si edhe Senati, gjatë udhëheqjes së presidentit Trump kanë miratuar sanksione kundër Erdogan. Por çdo masë ndëshkimore u bllokua nga ish-Udhëheqësi i Shumicës së Senatit Mitch McConnell, një aleat i ngushtë i Trump.
Në letër theksohet se: “Presidenti Erdogan dhe administrata e tij duhet t’i japin fund shkeljes të së drejtave të njeriut, të lirojnë të burgosurit politikë dhe të ndryshojnë kursin e tyre autoritar”.
Letra gjithashtu vuri në dukje se si qeveria e Erdogan ishte përpjekur të ekstradonte shtetasit turq gjatë grushti të shtetit që dështoi në 2016 dhe në disa raste përdori njoftimet e Interpolit për t’u bërë presion kritikëve.
Shumica e ligjvënësve demokratë dhe republikanë votuan pro vendosjes së sanksioneve ushtarake dhe financiare ndaj Turqisë pas operacionit ushtarak të vendit kundër forcave kurde të aleancës amerikane në verilindje të Sirisë në tetor të 2019.
Gjatë dy viteve të fundit të administratës Trump, të dy dhomat e Kongresit e cilësuan masakrën e armenëve në fillim të shekullit të kaluar në tokën turke si gjenocid. Letra dërguar Biden këtë javë gjithashtu i referohej një raporti të 2020 të Freedom House në të cilin Turqia u vlerësua si “Shtet jo i lirë” .