Një makinë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e djeshme në Krujë.
Bëhet me dije se makina që është djegur tip “BMW” është në pronësi të Igli Kanit, sekretar i gjyqtares Enkelejda Hoxha.
Mësohet se makina ka qenë e parkuar kur ka marrë flakë dhe është konstatuar nga nëna e tij. Burime për media bëjnë me dije se makina është lyer me lëndë djegëse dhe më pas i është vënë flaka.
Vetë Kani është shprehur se konflikte me askënd dhe nuk e di sesi ka ndodhur ngjarja.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanve të ngjarjes.
Kujtojmë gjyqtarja Enkelejda Hoxha u arresta disa ditë më parë pasi akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre pasi në funksionin e saj publik lironte persona me dënime për vepra të rënda penale, kundrejt përfitimeve personale.