MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Shpesh më krijohen flluska në lëkurë. Si t’i trajtoj?

12.02.2021 - 09:42

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Shpesh më krijohen flluska në lëkurë. Si t’i trajtoj?

Mjeku: Flluskat e lëkurës krijohen në sipërfaqe të lëkurës. Ato kanë zakonisht formë rrethore dhe në shumë raste mund të shkaktojnë dhimbje.

Në pjesën më të madhe të rasteve, flluskat zhduken pas tre ose shtatë ditës. Është shumë e rëndësishme që njeriu të mos i prekë ato, sepse kësisoj mund të nxisë infeksionet apo të ngadalësojë ose pengojë shërimin. Nëse flluska shpërthen, përpiquni të mos e hiqni lëkurën. Lëngu i brendshëm duhet lënë të kullojë dhe zona e prekur të thahet plotësisht. Për të bërë këtë, ju mund ta mbështillni zonën e flluskës me një napë sterile për të shmangur çdo infeksion të mundshëm.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.