Për dashurinë dhe mbi dashurinë; tema që e ka shoqëruar njerëzimin, bashkë me zanafillën. Për dashurinë nuk gjenden fjalët, por mendjet e ndritura kanë mundur ta përshkruajnë ndjenjën më të fuqishme njerëzore – më të diskutueshmen e kompleksen, po ashtu…
“Ajo ishte e gatshme të mohonte ekzistencën e hapësirës dhe kohës, më shumë sesa ta pranonte se dashuria mund të mos jetë e përjetshme.”
– Simonë dë Buvuar
“Është e lehtë të biesh në dashuri. Pjesa e vështirë është gjetja e personit që do ta shkaktonte atë.”
– Bertrand Rasëll
“Në dashuri, ne shpesh e dyshojmë atë që më së shumti e besojmë.”
– La Roshfuko
“Secila dashuri, sa do qiellore që mund të duket, rrënjët e saj i ka në instiktin seksual.”
– Arthur Shopenhauer
“Dashuria është emri për përpjekjen tonë për plotësi; për dëshiron tonë, për të qenë komplet.”
– Platoni
“Gravitacioni nuk është përgjegjës që njerëzit bien në dashuri.”
– Albert Ajnshajn
“Oh, dashuria nuk vjen për të na bërë të lumtur. Unë mendoj, se ajo ekziston për të na treguar sesa shumë mund të durojmë.”
– Herman Hesse
“Sa më shumë që ke sukses në dashuri, aq më shumë do të bindesh në ekzistencën e Zotit dhe në pavdekshmërinë e shpirtit.”
– Dostojevski
“Dashuria e vërtetë nuk e njeh thellësinë e saj, deri në momentin e ndarjes.”
– Kahlil Gibran
“Dashuria është një gjendje në të cilën, njeriu i sheh gjërat ashtu siç ato nuk janë.”
– Niçe
“Dashuria pushton çdo gjë, prandaj le t’i nënshtrohemi dashurisë.”
– Virgil
“Ata që janë më të vështirët për t’i dashuruar, kanë më së shumti nevojë për të.”
– Sokrati
“E dini që jeni të dashuruar, kur nuk mund të flini, sepse më në fund realiteti është më i bukur se ëndrrat.”
– Dr. Seuss
“Kur dashuroni, ju dëshironi të bëni diçka për të. Dëshironi të sakrifikoni për të. Dëshironi t’i shërbeni asaj.”
– Ernest Heminguej
“Një grua e njeh fytyrën e burrit që e dashuron, ashtu siç detari e njeh detin e hapur.”
– Honore de Balzak