MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Si të mbrohemi nga infeksionet e syve?

14.02.2021 - 11:38

Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Si të mbrohemi nga infeksionet e syve?

Mjeku: Infeksionet janë një ndër problemet më të shpeshta që prekin sytë. Këto infeksione për fat të mirë janë të kurueshme dhe nuk lënë pasoja nëse mjekohen në kohë. Mjekja okuliste në Poliklinikën e Specialiteteve nr. 3 në Tiranë, Suzana Zhuka, në një intervistë për “Gazetën Shëndeti” pohon se në praktikën e përditshme patologjia më e shpeshtë e syve është ajo që në zhargonin profesional njihet me termin konjuktivite. Mjekja shpjegon se këto infeksione konjuktive kanë një klasifikim, përkatësisht në konjuktive bakteriale, virale, alergjike, të përziera dhe konjuktivite nga pishinat (që i përkasin një periudhe të mëvonshme).

Aktualisht në stinën që ndodhemi  konjuktivitet më të përhapura janë ato virale të cilat kanë një specifikë të veçantë ashtu siç është një gjendje apo status gripal që ka karakteristikat e veta si lotimi, teshtimat, sekrecionet nga hundët  etj,  konjuktivitet shfaqin po ashtu simptomat e veta si skuqje, lotim të shtuar të syrit, djegie dhe rënie të sistemit imunitar. Përsa i takon grupmoshave  më të prekura, mjekja Zhuka shprehet se këto konjuktivite prekin si moshat e vogla po ashtu edhe të rriturit sidomos studentët të cilët qëndrojnë në ambiente të grupuara (shkolla).

Kjo shpjegohet me faktin se këto konjuktivite virale janë ngjitëse dhe kalojnë lehtësisht nga një person i sëmurë tek  një person i shëndetshëm. Përsa i takon kujdesit mjekja okuliste bën thirrje që popullata të tregohet e kujdesshme përsa i takon higjenës personale.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN