MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Si trajtohen infeksionet e veshit te fëmijët?

21.02.2021 - 11:18

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Si trajtohen infeksionet e veshit te fëmijët?

Mjeku: Infeksionet e veshit janë një ndër arsyet më të shpeshta të vizitave të fëmijëve te pediatri. Në më të shumtën e rasteve ato kanë nevojë për trajtim mjekësor. Infeksionet kronike të veshit mund të shkaktojnë probleme të dëgjimit çka mund të ndikoj edhe në zhvillimin e të folurës të fëmija.

Nëse dyshoni se fëmija juaj ka infeksion kronik të veshit, duhet të konsultoheni me një mjek. Me kujdesin e duhur mjekësor, infeksionet kronike të veshit mund të kurohen.

Cilat janë simptomat e infeksionit të veshit?

– Dhimbje në një vesh

– Ndjenje bllokimi në vesh

– Dëgjim i tingujve të mbytur

– Temperaturë

– Nauze

– Të vjella

– Diarre

Bebet të cilat janë shumë të vogla për të treguar për dhimbje të veshit, mund të fërkojnë herë pas herë veshin, të jenë të irrituara dhe të kenë pagjumësi.

Kërko një konsultë me pediatrin

Çfarë e shkakton infeksionin në vesh?

Infeksionet e veshit shaktohen nga baktere ose viruse. Shumë herë, infeksioni në vesh fillon pasi fëmija ka kaluar një të ftohtë ose një periudhë më kollë. Mikrobet transferohen në veshin e mesëm me anë të tubit Eustachian, kanali i cili lidh veshin e mesëm me pjesën e sipërme të fytit.

Infeksionet e veshit të mesëm shkaktojnë inflamacion të indit, çka shkakton inflamacion të timpanit (daullja e veshit) dhe grumbullim të lëngjeve pas tij.

Si trajtohet një infeksion në vesh?

Nëse infeksioni në vesh është i lehtë, fëmija mund të mbahet nën vëzhgim nga prindrit. Kur trajtimi është i nevojshëm, mund te rekomandohen antibiotikë. Antibiotikët eliminojnë bakteret që shkaktojnë infeksionin dhe mund të merren nga goja në formën e tabletava apo shurupit.

Shumica e trajtimve kërkojnë që të merren nga 7 deri në 10 ditë. Është shumë e rëndësishme të përfundoni trajtimin sipas rekomandimit të mjekut edhe nëse fëmija nuk ka më dhimbje veshi.

Pas përfundimit të trajtimit, mund të jetë i nevojshëm dhe një rikontroll i fëmijës, për t`u siguruar se infeksioni i veshit është eliminuar plotësisht.

Kur fëmija mund të filloj të ndihet më mirë?

Fëmija juaj do të ndihet më mirë pak ditë pas fillimit të trajtimit. Është e rëndësishmë të ndiqni me përpikmëri rekomandimet e mjekut për marrjen e mjekimit.

A do të ketë fëmija gjithmonë infeksione të veshit?

Shumica e fëmijëve mund të kenë infeksione të veshit deri në moshën 6 vjeçare. Infeksionet kronike të veshit janë më të shpeshta te fëmijët e vegjël për shkak se tubi Eustachian është më i shkurtër dhe horizontal. Kjo formë favorizon grumbullimin e lëngjeve pas timpanit.

Si mund t`i parandaloj infeksionet e veshit te femija im?

Disa këshilla që mund tj`u ndihmojnë në parandalimin e infeksinove të veshit te fëmija janë:

– Mos pini duhan përreth fëmijëve tuaj. Studimet kanë treguar se duhanpirja pasive i bën fëmijët 3 herë më shumë të rrezikuar për infeksione të veshit.

– Ushqyera e fëmijëve me gji ul riskun për infeksione të veshit.

– Ushqyerja me formulë duhet të jepet gjithmonë në pozicion të ulur të fëmijës. Shmangni pozicionin e shtrirë, pasi qumështi mund të rrjedhë në veshin e mesëm.

– Kujdes nga alergjitë! Mukusi nga reaksionet alergjike mund të bllokojë tubin Eustachian çka rrit rrezikun për infeksion të veshit.

– Parandaloni virozat e stinës, të cilat mund të çojnë më pas në infeksion të veshit.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Gjithçka që prindërit duhet të dinë

Cilat janë shkaqet e epilepsisë tek fëmijët?