MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Si trajtohen infeksionet e veshit të mesëm?

13.02.2021 - 11:02

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Si trajtohen infeksionet e veshit të mesëm?

Mjeku: Trajtimi i  infeksionit të veshit me antibiotikë lokalisht me pika në vesh dhe antibiotikë nga goja (përzgjedhja e antibiotikut bëhet në varësi të shkallës së infeksionit), analgjezikë nga goja për dhimbjet e forta të veshit.

Trajtimi i riniteve apo i rinofaringiteve me mjekime me pika në hundë që ulin edemën e mukozës së hundës (vazokonstriktore nazale).

Eliminimin e gjithë faktorëve predispozues të OMA (në rastin e adenoideve hiqet mishi huaj në hundë tek fëmijët, korrigjohet perdja e hundës e kështu me radhë.

Në otitet me çarje daulleje, pas kalimit të infeksionit pacientit i këshillohet ta ruajë veshin nga uji gjatë bërjes së dushit apo në plazh derisa daullja të vetëshërohet dhe mbyllet. Por ka raste që daullja ngelet e hapur dhe nuk vetshërohet sepse perforacioni ka qenë i madh. Në këto raste zgjidhja është mbyllja me kirurgji e daulles së veshit (timpanoplastika).

Në rastin e komplikacioneve OMA  (mastoiditi dhe meningiti) trajtimi bëhet me kirurgji, pra drenimi kirurgjikal i qelbit.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.