MENU
klinika

140 metra i gjatë

Super jahti i ri i Abramovich kushton 500 mln euro

24.02.2021 - 17:51

Roman Abramovich, presidenti i klubit të Chelsea në Premier League, një nga njerëzit më të pasur në botë, është i fiksuar pas jahteve luksozë dhe të mëdhenj. Biznesmeni rus do të mbetet numri një në botë për nga jahtet, duke zotëruar më të mirët, më të mëdhenjtë dhe më të shtrenjtët.

The Sun” raporton se pasuritë e pronarit të Chelsea shkojnë rreth 11.5 miliardë euro. Bosi i Chelsea i ka lejuar vetes tashmë edhe një superjaht të ri prej 500 milionë eurosh, një shifër me të vërtetë e frikshme, e padëgjuar më parë për një mjet të tillë lundrues.

Jahti i ri është më shumë se 140 metra i gjatë dhe do t’i dorëzohet manjatit rus deri në verë nga firma prodhuese. I quajtur “Solaris”, jahti do të ketë 48 kabina dhe do të jetë në gjendje të strehojë deri në 36 pasagjerë dhe një ekuipazh prej 60 personash.

Me pak fjalë, edhe këtë herë duket se pronari i Chelsea nuk është kursyer fare, veçanërisht për luksin personal. Ai ka edhe rezidencën e tij prej 140 milionë eurosh në Kensington dhe avionin privat që kushton 81 milionë euro.