MENU
klinika

Tre persona shqyen derën me levë dhe hapën kasafortën, por…

Tentohet të vidhet arka e Xhamisë Mbret në Elbasan

20.02.2021 - 12:25

Tentohet të vidhet arka e Xhamisë Mbret në Elbasan.  Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së premtes, rreth orës 21:00 kur persona ende të paidentifikuar nga ana e policisë kanë shqyer me levë derën kryesore të Xhamisë Mbret në lagjen “Kala” në qytetin e Elbasanit.

Më pas vjedhësit kanë hapur arkën dhe kasafortën ku mbahen të ardhurat që dhurojnë besimtarët por nuk kanë gjetur asgjë. Paratë sipas Myftiut Agim Duka fatmirësisht ishin depozituar në llogarinë bankare.

Ndërkohe po punohet për identifikimin dhe arrestimin e autorëve të kësaj ngjarje. Paraprakisht raportohet se në vjedhje dyshohet se janë përfshirë tre persona të maskuar.
Policia ka siguruar edhe pamjet filmike të kamerave të sigurisë të të gjitha kryqëzimeve të rrugëve dhe të Xhamisë Mbret për të zbardhur veprimet e vjedhësve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Pamje të mrekullueshme nga Fushë Struda

FOTO/ Dëbora zbardh edhe zonat malore të Librazhdit

Punonjësi i bashkisë u rrëzua nga vinçi

Shpallet në kërkim përgjegjësi i tij në Elbasan

Dyshohet se abuzuan me të riun me aftësi të kufizuara

Dalin para gjykatës të arrestuarit në Elbasan