13.02.2021 - 10:26
Ka ndërruar jetë 57-vjeçari, i cili u përplas ditën e djeshme nga një makinë teksa po lëviste me biçikletë.
Dje një 22-vjeçar ka përplasur me makinë shtetasin F. B., 57 vjeç, i cili u dërgua në spital, por si pasojë e plagëve të rënda ka ndërruar jetë në spital.
Bëhet me dije se policia ka arrestuar të riun.
“Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin D. K., 22 vjeç, banues në Katund i Ri, Durrës, sepse më datë 12.02.2021, në aksin rrugor Xhafzotaj-Shijak, ka aksidentuar biçiklistin, shtetasin F. B., 57 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital”, njofton policia.