MENU
klinika

Pa karnavale

Venecia… si 600 vjet më parë!

10.02.2021 - 13:21

         Sot është fjala më e zakonshme në thuasje çdo bisedë, por karantina erdhi si domosdoshmëri, qindra vjet më parë.

Pikërisht në ishullin Lazzaretto i ri, në Venecie, 600 vjet më parë, fjala karantinë nisi të marrë kuptimin e mbrojtjes së qytetarët nga murtaja, që po shkatërronte ishullin e jo vetëm.

“Venecia ishte e para që miratoi sistemin e izolimit, domethënë përdorimin e ishujve dhe karakteristikat e territorit të formuar nga një arkipelage ishujsh më të mëdhenj dhe më të vegjël, të shpërndarë nëpër lagunë”, – u shpreh Gerolamo Fazzini, Presidenti i Arkeoklubit të Venecias.

Në vitet 1400, anijeve me ekuipazhet që mbërrinin nga lindja, iu kërkua të izoloheshin përpara se të vazhdonin udhëtimin në kontinent.

Atyre iu caktua një vend strehimi, për të ruajtur mallrat. Disa do të linin gjurmë brenda mureve ku qëndronin, duke lënë dëshmi për mijëra persona që kaluan javë të tëra në izolim.

“Ato janë shkrime dhe vizatime të mrekullueshme të ekuipazhit, që dëshmojnë transportin detar që mbërrinte në Lazaret. Kur anijet, galeritë veneciane, që vinin nga Orienti, mbërritën në Venecie, mallrat dhe ekuipazhet do të qëndronin aty, për një periudhë prej rreth 40 ditësh. Nga kjo rrjedh fjala karantinë”, – tha Francesca Malagnini, profesor i gjuhës italiane në universitetin për të huajt, në Peruxhia.

Karakteri i famshëm në karnavale, i mjekut të murtajës, është një kthim pas në kohërat kur nuk kishte shërim.

Venecia, normalisht do të mbushej në këtë periudhë të vitit, me mijëra njerëz që shijonin çeljen e sezonit të karnavaleve. Por, këtë vit qyteti është bosh, i gjunjëzuar sërish para pandemisë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ezra Paund-parajsa e thyer

A kishte qenë poeti i çmendur?

“Luani i artë” i Venecies

Almodovar: Ai do të jetojë me mua dhe 2 macet