MENU
klinika

Dyshet sulmuese

Vetëm Lewa-Muller më mirë se Lukaku-Lautaro

22.02.2021 - 12:49

Në “San Siro” derbi foli për zikaltrit. Lukaku dhe Lautaro shënuan golat e fitores së fundit dhe tashmë të dy së bashku shkojnë në kuotën e 30 golave, 17 nga belgu dhe 13 nga argjentinasi.

Askush nuk i konkurron në Serie A, pasi çifti i dytë me më shumë gola Muriel-Zapata kanë shënuar së bashku 23 gola, ndërsa në vendin e tretë ndodhet dueti Cristiano Ronaldo-Chiesa me 21 gola.

Duke marrë parasysh vetëm historinë e Interit, Lukaku dhe Lautaro i nënshtrohen një dueti tjetër të ëmbël: Angelillo dhe Firmani janë të paarritshëm, me 41 gola pas 23 ndeshjeve në sezonin 1958-1959. Por ishte një tjetër futboll, aspak i krahasueshëm me hollësitë aktuale taktike.

Këto shifra janë paksa ndryshe në Europë. Lukaku-Lautaro zënë vendin e dytë nga 5 ligat kryesore evropiane. Lewandowski dhe Müller të Bayern Munchen kanë shënuar 36 herë. Polaku ka realizuar 26 gola, krahasuar me 10 gola të gjermanit.

Gjithsesi, dyshja e Interit është 4 gola para të rinjve të PSG, Mbappe dhe Kean, që të dy së bashku kanë realizuar 26 gola, 4 më pak se Lukaku-Lautaro. Gjithsesi, golat marrin vlerë kur në fund arrihet objektivi. Inter ende nuk ka fituar asgjë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN