Analisti Fatos Lubonja ka analizuar situatën e zgjedhjeve në Kosovë teksa për punë orësh qytetarët mësojnë se kush do të jetë parti e parë.
lubonjaLubonja tha për News24 se nuk ka dyshime se LVV do të jetë parti e parë, por ka pikëpyetje të shumta nëse do e formojë ajo qeverinë apo koalicioni kundërshtar do i kalojë 50% bashkë.
Ai thotë se kësaj radhe LVV për të bërë ndryshim i duhet dyndje e madhe votuesish, gjë që nuk është parë deri në orës 15:00, ndërkohë që për koalicion kësaj radhe Kurti e ka më të vështirë se një vit më parë me LDK.
”Ka interpretime të ndryshme. Varësisht nga partitë, ne që jemi asnjanëse përsëri mund të gabojmë sepse nuk jemi aty. Nuk është njësoj si unë prej këtej, dhe si me qenë aty në terren. Doja të thoja që një interpretim, një ndryshim i madh kërkon një dyndje më të madhe se zakonisht, nga ana tjetër në këtë rast ideja e LVV që mendohet se do votojë shumë, do shkojnë shumë mund të vihet në pikëpyetje. Kjo korrigjohet me pandeminë e motin e keq.
Një dyndje, mundet ata të LVV që janë më militantë dhe më të angazhuar kanë shkuar që herët, ndërkohë ka pasur një hezitim apo abstenim për partitë e konsumuara, apo atyre që s’duan të votojnë LVV. Pra s’kanë pasur entuziazmin.
Interpretimet janë të ndryshme ,rezultati do e tregojë. Duke patur parasysh, pandeminë, të ftohtin, jemi në shifra të pranueshme të një votimi, duke shpresuar. Deri në 3 duket e ulët.
Tregon se ata janë përgjigjur kësaj ndjeshmërie që është e madhe. Mendoj që kanë bërë mirë, i mbështes. Pastaj sa mund të thithen, përthithen në problemet me Serbinë, Europën dhe SHBA. Unë mendoj që meqenëse çështja e negociatave, çështja që i përket interesave të të gjithëve, jo vetëm të LVV si parti, edhe njohjes etj etj. Do të jetë shumë më e varur dhe nga ndërkombëtarët, axhenda nuk e bën dot qeveria e ardhshme, por faktorët ndërkombëtarë. Ajo që duan të zgjidhet kjo punë. Mendoj se edhe kjo ndikon që të ketë më shumë hapësirë nëse fiton LVV, kemi dhe një problem që nuk është zgjidhur, a do arrijë LVV të kapi shifrën që i mundëson krijimin e qeverisë apo koalicionet kundër saj mund të kapin ato 50%.
Besoj se do jetë parti e parë, sipas gjithë sondazheve, vihet në dyshim qeveria. Në këtë rast sa mund të angazhohet në problemet e brendshme, varet nëse LVV do të jetë formuesja e qeverisë. A do e ketë krejt, a do e marrë qeverinë. Nëse fiton koalicioni kundërshtar s’priten ndryshime për shtetin e kapur.
Mendoj që e ka më të vështirë, se sa kur bëri marrëveshjen me LDK. E shoh pak më shumë të polarizuar skenën politike, këto dy parti janë akuzuar shumë. Partia e Thaçit, PDK, Haradinaj mbetet mundësi por gjithsesi dyshoj se kjo mund të ndodhi. Do ta ketë të vështirë ose më të lehtë, nga sa afër do jetë me rezultatin, sa pak do i duhen apo sa më shumë do i duhen nëse nuk plotëson 50%. Ajo që do i duhet padyshim është një lloj maturie se unë kam shprehur dhe rezerva, për atë krejt, drejt. Supozojmë, nëse do vijë puna për të zgjedhur një President, s’besoj se duhet të jetë i LVV. Ndërsa ata kanë deklaruar që Vjosa Osmani do jetë, ndërkohë që ajo është bërë pjesë e LVV. Ato duhet të zgjidhen, problemet.”- tha Lubonja.