MENU
klinika

Çifti ka konfirmuar ardhjen në jetë të djalit të tyre

Vjen në jetë bebi i parë i çiftit të “Game of Thrones”

17.02.2021 - 11:44

Dy aktorët e serialit “Game of Thrones”, Rose Leslie dhe Kit Harington janë bërë prindër për herë të parë. Çifti ka konfirmuar për mediat e huaja ardhjen në jetë të djalit të tyre, ndërsa emrin nuk e kanë zbuluar ende.

Aktorja 33-vjeçare e bëri publike shtatzëninë në Shtator ku pozoi me barkun e rrumbullakosur për “Make Magazine”.

Çifti janë bërë me prindër dy vite pasi u kurorëzuan në martesë në Skoci, në Qershor të vitit 2018.

Rose dhe Kit janë bashkë që prej vitit 2012. Aktori 33-vjeçar i propozoi yllit skocez në Shtator të vitit 2017.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN