MENU
klinika

Rama uron Vetëvendosjen për fitoren

“Vullneti i popullit të mishërohet në një kapitull të ri për Kosovën”

15.02.2021 - 12:26

Kryeministri Edi Rama ka uruar Lëvizjen Vetëvendosja për fitoren e zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë.

Në një reagim shkurt në rrjetet sociale, Rama shkruan se vullneti i popullit të Kosovës të mishërohet në një kapitull të ri.

“Përshëndetje të gjitha forcave politike në Kosovë dhe posaçërisht fituesve të qartë të zgjedhjeve, LVV, me urimin që vullneti i popullit të Kosovës të mishërohet në një kapitull të ri për Kosovën, me qeveri të qëndrueshme, dialog konstruktiv ndërpartiak, zhvillim ekonomik dhe social”, shkruan kryeministri Rama.

I pari që uroi Albin Kurtin ishte kreu i PD, Lulzim Basha i cili teksa vlerësoi procesin zgjedhor tha se do të bashkëpunojnë ngushtësisht kur ai të vijë në pushtet, pas 25 prillit. Kurtin e uruan edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi dhe Presidenti Ilir Meta.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“LVV fitoi zgjedhjet parlamentare në Kosovë”

DW: Dy partitë tradicionale LDK dhe PDK kanë…