MENU
klinika

Mendimtari i lirë

Xhordano Bruno: pafundësia, universi dhe botët

04.02.2021 - 16:38

         Nuk është materia që gjeneron mendimin, por mendimi e gjeneron materien.

 

Xhordano Bruno është një figurë historike shumë interesante, që me kalimin e kohës është bërë simboli i dijetarëve të lirë për vendosmërinë e bindjeve të tyre. Jetoi në epokën kur mbizotëronin të vërtetat absolute dhe dogmat apriori, por u distancua prej tyre, duke menduar me kokën e vet; së fundmi, dha jetën për të mbrojtur lirinë e tij./Konica.al

Xhordano Bruno, filozof “i pafytyrë, kokëfortë dhe i papenduar”, kështu e përcaktoi Gjykata e Inkuizicionit në vitin 1600. Krimi i vetëm i tij ishte se mendonte lirshëm. Nuk u përmbahej “të vërtetave absolute”, që u përpoqën t’ia impononin dhe për këtë u gjykua, u dënua dhe u dogj i gjallë. Sikur të mos mjaftonte kjo, nga frika se mos fliste, në trekëmbësh, i gozhduan gjuhën. Më pas, i treguan kryqin, po ai ktheu kokën si refuzim.

Xhordano Bruno, shkrimtari dhe filozofi 52-vjeçar, u dogj në Romë, në sheshin “Campi-di-Fiori”, në 1600 për herezi. Domenikan  ateist në epokën e luftërave fetare, ateist që e ndryshoi fenë sa herë që ndryshonte vendin, një mistik pa Zot, një shpirt i lirë, i vetmuar, gjithnjë i keqkuptuar. Lindur në Campania në 1548, bir i një napolitani, në moshën shtatëmbëdhjetëvjeçare u fut në manastirin domenikan, ku studioi filozofët, por shumë shpejt pësoi krijoi mosbesimin e eprorëve, të cilët filluan një proces gjyqësor për herezi kundër këtij nxënësi jashtëzakonisht kureshtar: ai ia mbathi në Romë, u zhvesh, arriti në Venecia. I gjurmuar nga Inkuizicioni, ai shkoi në Gjenevë, por nuk mund të toleronte ngushtësinë teokratike të kalvinizmit dhe, viktimë e intolerancës së protestantëve të persekutuar-persekutorët, shkoi në Tuluz e më pas në Paris, ku, në 1581, për të krijuan një katedër filozofie në Sorbonë me kërkesë të mbretit Henri III. Teoritë e tij filozofike i dhanë ndjekje penale, ndaj u strehua në Angli, nga ku u nis për në Gjermani, i ftuar në Universitetin e Wittembergut, ku kishte jetuar Luteri. Më pas, Brunon e gjejmë në Pragë, ku ngjalli mosmiratimin e kalvinistëve çekë. U kthye në Venecia ku frekuenton Galileon. U arrestua nga Inkuizicioni në 1592, ku doli nga burgu vetëm pas një gjykimi të stërzgjatur, për t’u ngjitur në turrën e druve ku u dogj i gjallë. Kur dëgjoi verdiktin mizor, pasi kaloi tetë vjet pas hekurave të burgut dhe torturave, ai pati forcën t’u drejtohej akuzuesve me një fjali të paharrueshme, që si e tillë ka mbetur në histori: “Ndoshta ju gjykatësit po e shqiptoni dënimin kundër meje me më shumë frikë, sesa po e dëgjoj unë atë”./Konica.al

Heretik, natyrisht mendimi i Brunos përçonte, në të gjitha fushat, një kuriozitet që kundërmonte demoniak kundër dogmave. Ai ishte filozofi i parë që e shihte universin fizik siç e shohim sot: infinit, i decentralizuar, jo hierarkik, ku shpirti dhe materia janë vetëm forma plotësuese të qenies unike.

Xhordano Bruno ishte një njeri thellësisht kurioz dhe shpirtëror, i etur të mësonte dhe të kërkonte përgjigje për pyetjet e tij, në të gjitha mënyrat, çka e bëri të studionte veprat e Erazmit të Roterdamit, filozof hollandez i dënuar nga kisha. Pasi studioi Erazmin e Roterdamit me shumë interes, u zhyt edhe në traktatet e Aristotelit dhe Shën Tomasit të Akuinos, duke teorizuar një sistem mnemonik (kujtese) të cilin ia paraqiti personalisht Papa Piut V. U zgjodh prift në 1576 dhe më pas, mori doktoraturën në teologji. Gjatë viteve si prift, Xhordano Bruno u përlye me dy gjeste që provokuan zemërimin e klerit. Kërkoi t’i hiqeshin nga qelia të gjithë shenjtorët, duke i lënë vetëm kryqin. Herën tjetër i tha një rishtari të mos lexonte një poezi kushtuar Madonës, por të përqendrohej në diçka tjetër, shumë më të rëndësishme. Përtej opinioneve fetare, ajo që ngjalli shqetësim dhe dyshim të jashtëzakonshëm te kishtarët ishte vizioni që ai kishte për universin. Ai deklaroi publikisht, se pranonte idetë e Kopernikut. Sipas tij, Toka nuk ishte në qendër të universit, madje shkoi më tej, duke deklaruar se Dielli ishte vetëm një yll tjetër dhe se kishte mijëra diej, mijëra botë, deri në pafundësi. Gjithashtu, pohoi se forma të tjera të jetës mund të ekzistonin dhe se mbase secili kishte Zotin e vet.

Bruno ishte nga të parët që argumentoi, se materia përbëhet nga atome, të cilët lëvizin me shtytje, si rrjedhojë fryma dhe materia i përkasin të njëjtit realitet. Sipas tij, as ostia nuk u shndërrua në mish dhe as vera në gjak, pra Eukaristia është e rreme. Ai nuk ishte shkencëtar, por filozof dhe teolog.

Mendimi i tij është i gjallë si kurrë më parë, sepse është aktual: ishte thirrja për të ndërtuar lirinë dhe drejtësinë, polemika kundër pushtetit që ndërthurej në rrjetën e korrupsionit. Me filozofinë e universit, Xhordano Bruno e vuri në qendër materien dhe parashikoi daljen e mundshme nga çdo nënshtrim, etik e ekonomik, por edhe shoqëror. Nëse universi është i fundmë, të pafundme janë mundësitë për të njohur dhe vepruar. Si rrjedhojë, secili mund të ndërtojë historinë e vet, ta modifikojë atë, sepse gjithkush i ka në duart e veta çelësat e jetës së tij. Kësisoj, ai ftoi të ndërtohej një botë përtej fesë së nënshtrimit, për t’u përqëndruar në një vëllazëri të bazuar në liri dhe respekt të ndërsjellë./Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Një botë që mbahet me gënjeshtra"

Biseda e fundit e Xhordano Brunos, para se ta digjnin…

Një thirrje e përhershme

Apologjia e Sokratit