MENU
klinika

Zëdhënësja e MPJ të Rusisë flet për “provokime”:

“Jemi të shqetësuar për retorikën radikale të Kosovës!”

27.02.2021 - 11:10

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, ka thënë se është e shqetësuar mbi retorikën radikale të përdorur nga shqiptarët e Kosovës pasi Lëvizja Vetëvendosje fitoi zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Përmes një postimi në “Twitter”, ajo shprehet se nuk sheh ndonjë reagim të mbështetësve perëndimorë të shqiptarëve të Kosovës ndaj këtyre provokimeve.

“Ne jemi të shqetësuar për retorikën gjithnjë e më radikale të përdorur nga shqiptarët e Kosovës pasi Lëvizja Vetëvendosje fitoi zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Ne nuk shohim ndonjë reagim të mbështetësve perëndimorë të shqiptarëve të Kosovës ndaj këtyre provokimeve”, ka thënë Zakharova.