MENU
klinika

tregu i Huanan mund të mos jetë...

Zyrtari kinez: Covid ka qarkulluar diku tjetër para se të zbulohej…

09.02.2021 - 17:18

Virusi që shkakton koronavirusin mund të ketë qenë duke qarkulluar në rajone të tjera përpara se të zbulohej në qytetin e Wuhan-it nga fundi i 2019.

Kështu ka deklaruar një ekspert i lartë i autoritetit Shëndetësor në Kinë. Profesori Liang Wannian, u shpreh në një konferencë për mediat se ekipi i OBSH që kreu hetimet në Wuhan nuk gjeti përhapje të konsiderueshme të virusit në qytet përpara epidemisë që nisi në fund të 2019, raporton CNN.

Kështu, Wannian sugjeron se tregu i produkteve të detit Huanan mund të mos jetë vendi i parë ku ka nisur të përhapet koronavirusi.

Liang theksoi se data e konfirmimit të rastit më të hershëm me Covid-19 kishte qenë në 8 dhjetor 2019 ndërsa rasti më i hershëm i lidhur me me tregun e Huanan ishte në 12 dhjetor 2019.

Ai tha se “rasti i 8 dhjetorit nuk kishte asnjë lidhje me tregun e prodhimeve të detit Huanan”, por nuk tregoi se me çfarë vendndodhjeje ishte i lidhur i infektuari i 8 dhjetorit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN