Një 21-vjeçar nga fshati Polis i Librazhit ka humbur betejën me koronavirusin.
Emiljano Tola, student në vitin e tretë në Fakultetin e Mjekësisë ishte shtruar prej ditësh në spitalin Infektiv, në Tiranë.
Edhe faqja zyrtare në “Facebook”, e Fakultetit të Mjekësisë në Tiranë, i ka kushtuar një shkrim vdekjes së 21-vjeçarit, ku i shprehin ngushëllimet e tyre familjarëve për këtë humbje të madhe.
Postimi i plotë i Fakultetit të Mjekësisë në Tiranë:
Nje rrugetim i nderprere ne gjysme!
Sot mungon mes nesh Emiljano Tola. Student i shkelqyer i vitit te trete ne progamin mesimor Mjekesi e Pergjithshme. Dekanati i Fakultetit te Mjekesise, shpreh ngushellimet me te sinqerta familjes per kete humbje te madhe.
U prehsh ne paqe!
DEKANATI